Maqedoni
Bullizmi, 12 storje në një dokumentar
19.07.2022 14:03
Mbrëmë në Pallatin e Kulturës në Gostivar u shfaq premiera e filmit dokumentar "How does it feel to be bullied"...

Mbrëmë në Pallatin e Kulturës në Gostivar u shfaq premiera e filmit dokumentar "How does it feel to be bullied" (Si është ndjenja të jesh i bullizuar?) i realizuar nga iniciativa rinore “BreakFree”, e cila trajton fenomenin e bullizmit dhe pasojave të tij. Dokumentari në fjalë është përmbledhje e 12 storjeve të vërteta, gjegjësisht 12 të rinjëve, të cilët kanë qenë drejtpërdrejtë të prekur nga bullizmi.
Vlora Demiri, njëra nga anëtaret e “BreakFree”, theksoi se në realizimin e dokumentarit më e vështira nuk ishte gjetja e njerëzve që kanë qenë të bullizuar, por bindja e tyre për të dalë publikisht.
“BreakFree” është fushatë në kuadër të projektit “Qytete të Reja”, e implementuar nga Instituti për Dialog Strategjik në bashkëpunim me “DemocracyLab” dhe Qendrën Rinore dhe Komunitetit në Gostivar “Attachments area”.
LULZM HAZIRI
