Maqedoni

Michel: Tani iu pret një punë e madhe

19.07.2022 14:37

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, përshëndeti fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë me BE-në....

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, përshëndeti fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë me BE-në.
 
“Më në fund kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara në hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në Bruksel u mbajtën konferenca ndërqeveritare në nivel ministror për të zbatuar vendimin e Këshillit Evropian të Marsit 2020 për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Përgëzoj autoritetet dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për këtë arritje të shumëpritur.
 
E kuptoj që rruga deri në këtë pikë është e gjatë dhe sfiduese. Siç e pashë drejtpërdrejt, debati ishte veçanërisht intensiv në Maqedoninë e Veriut, por përfundimisht çoi në një votim pozitiv në parlamentin kombëtar, sot vendi juaj po bën hapin e parë vendimtar në rrugën e negociatave me Bashkimin Evropian. Siç thashë në Shkup disa ditë më parë, Maqedonia e Veriut mund të llogarisë në mbështetjen time të plotë në këtë udhëtim. Vendi ka ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe e di se qytetarët atje janë të përkushtuar për të ardhmen tonë të përbashkët në BE”, tha Michel.
 
Ai sqaroi se integrimi në BE, avancon vlerat e përbashkëta mes shteteve, duke theksuar se dy vendet, tanimë i pret një punë e madhe.
 
Tani do të fillojë procesi i shqyrtimit, jo vetëm shqyrtimi i përditësuar shpjegues. Negociatorët tanë, në Shkup, Tiranë dhe Bruksel, në këtë fazë vendimtare i pret punë e vështirë, një punë e madhe. Në muajt e ardhshëm, kjo do të ndërtojë një bazë solide për hapjen e grupeve të kapitujve të negociatave.", tha Michel..