Maqedoni
Pendarovski: Gjuha maqedonase do të jetë zyrtare brenda Unionit
19.07.2022 14:59
Presidenti Stevo Pendarovski, i ka uruar qytetarët e vendit për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në BE....

Presidenti Stevo Pendarovski, i ka uruar qytetarët e vendit për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në BE.
“Po fillojmë një fazë të re për integrim politik, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane të kombeve, ku gjuha maqedonase do të jetë një nga gjuhët zyrtare të Unionit. Na pret një punë e vështirë, investim i të gjithë kapaciteteve shoqërore dhe institucionale për fazat e mëtejshme të procesit të negociatave.
Faleminderit të gjithëve që ndër vite ishin pjesë e institucioneve që punuan për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe investuan sa më shumë për integrim të suksesshëm evropian. Le të mundësojmë që vlerat evropiane të lirisë, demokracisë, drejtësisë, diversitetit dhe prosperitetit të mbizotërojnë këtu në shtëpi, në atdheun tonë të përbashkët”, ka shkruar Pendarvoski në Facebok.
