Maqedoni
Konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë, Rama: Integrimi çështje për “jetë a vdekje”
19.07.2022 15:07
8 vjet pas marrjes së statusit kandidat, Shqipërisë i çelen zyrtarisht negociatat e anëtarësimit për në Bashkimin Europian....

8 vjet pas marrjes së statusit kandidat, Shqipërisë i çelen zyrtarisht negociatat e anëtarësimit për në Bashkimin Europian. Në konferencën e parë ndërqeveritare me vendet anëtare, mbajtur në Bruksel, kryeministri Edi Rama tha se ky moment shënon fillimin e transformimit të Shqipërisë.
“Ia dolëm të dëshmojmë se ishim më të mirë e më të fortë. Nuk ka të bëjë vetëm për ne bëhet fjalë për të ardhmen europianë. BE ka qenë më shume se sa raporte apo shkresa. Kërkimi ynë për Europën do ishte kthyer në një pune jo frymëzuese, nëse nuk ndodhi është se për kombin shqiptar është një çështje për jetë a vdekje. Edhe pse u shtynë padrejtësisht për tre vite, ne vijuam edhe me më shumë këmbëngulje. Do vijojmë të luajmë rol kyç në konfigurimin e ri gjeopolitik. Ndjekim një rrugë konsistente me BE nga viti 2014, mbi politikën e jashtme. Iniciuam nismën Ballkanike të quajtur “Open Balkan”. Dua të kujtoj se nuk do jenë vetëm 2 por 4 nga 6 shtete të Ballkanit. Në një zonë si Ballkani, do të thotë më pak fantazma nga historia në jetën tonë politike. Në të njëjtën kohë do punojmë për sfidat dhe mundësitë për anëtarësimin në BE.”,- deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Nisja e negociatave, Borrell-Varhelyi: Zbatim i reformave, për mbyllje të suksesshme
Për zyrtarët e lartë europianë, me hapjen e negociatave, nis një proces i gjatë transformues. Kapitujt e parë do të nisin pikërisht me drejtësinë.
“Duke nisur negociatat Shqipëria do bëhet anëtare dhe BE po merr një hap të rëndësishëm në plotësimin e vet. Ky është një moment që po tregohet rëndësia e Ballkanit Perëndimor. Në këtë fazë të re, Shqipëria do ketë avantazhet për të shpëtuar reformat sa më afër Bashkimit Evropian, duke e pasuruar standardin e BE-së dhe risjellë përfitime për shoqërinë shqiptare. Harmonizimi juaj me politikat dhe BE-së, ashtu sikurse puna juaj dhe bashkëpunimi, reflekton drejtimin e duhur. Kjo vjen edhe më një çmim të lartë dhe pjesë e këtij çmimi është se jeni pjesë e listës së disa vendeve të padëshirueshme. Siç e kemi thënë, keni harmonizimin 100% me politikat e BE-së. Është një politikë që vlerësohet nga ne dhe marrëdhëniet tona nuk janë transaksione interesi, por qëllimet që kemi.”,- u shpreh komisioner për politikën e jashtme në BE, Joseph Borrel.
“Nga sot do injektojmë më shumë besueshmëri e shtytje politike të qartë. Shqipëria duhet t’i besojë komisionit. Pasdite nisim procesin screening. Jam besim plotë se Shqipëria është e vendosur t’i bashkohet BE-së siç ka bërë deri më sot. Edhe pas vendimit të vitit 2020. Na duhet konsensus për ta bërë këtë gjë të ndodhë. Negociatat do të ndikojnë përditshmërinë e qytetarit shqiptar. Do të sjellë të mira të menjëhershme për qytetarët, Gjithsecili do të punojë për këtë. Rruga për anëtarësim sapo ka nisur.”,- tha komisioneri i zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi.
Meta: Vendim historik por i vonuar
Çeljen e negociatave, presidenti Ilir Meta i cili të dielën lë detyrën, e quajti vendim historik por të vonuar.
“Çelja e negociatave është përshëndetur nga zyrtarët më të lartë të Shqipërisë dhe diplomatët ndërkombëtare. Por, përfaqësimit të Shqipërisë në konferencën e parë ndërqeveritare i mungoi opozita. Sipas deputetes Jorida Tabaku, kjo bëhet për të eklipsuar meritën e padiskutueshme të opozitës në rrugën e integrimit.”,- tha presidenti në detyrë i Shqipërisë, Ilir Meta.
LULJETA NDOKA
