Maqedoni

ANPEM, konkurs për shfrytëzimin e mundësive “Erasmus Plus”

14.01.2015 14:33

Të gjithë mësimdhënësit, sportistët, anëtarë të organizatave të ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare dhe personat të cilët janë pjesë e segmentit që prekin sferën e arsimit...

Të gjithë mësimdhënësit, sportistët, anëtarë të organizatave të ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare dhe personat të cilët janë pjesë e segmentit që prekin sferën e arsimit, do të kenë mundësi që prej sot deri në fund të muajit shkurt të aplikojnë për programin nacional “Erasmus Plus”.
 
Ky projekt ka për qëllim rritjen dhe kyçjen e bashkësive biznesore në përmirësimin dhe zhvillimin e fushave të ndryshme.
 
“”Erasmus plus” është program i Bashkimit Evropian, që është i hapur për të gjitha segmentet e arsimit, rinisë dhe sporteve, sepse për sportin si aktivitet aplikohet drejtpërdrejt në Komisionin Evropian, derisa për segmentet e tjera aplikohet në Agjencinë Nacionale. Ky program u referohet universiteteve, shkollave, organizatave qytetare që merren me trajnime, dhe të gjitha fushat që prekin sferën e arsimit mund të jenë shfrytëzues të “Erasmus plus””- deklaroi drejtori i Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore dhe Mobilitet, Darko Dimitrov.
 
Nga agjencia njoftojnë se aktualisht janë në fazën e nënshkrimit të kontratave grant dhe evaluimin e projekteve brenda vitit, ndërkaq pritjet janë shfrytëzimi i mjeteve evropiane mbi 97 %.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI