Maqedoni
Konferenca e parë ndërqeveritare, ndërkombëtarët me mbështetje për procesin
19.07.2022 17:30
Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, duke komentuar mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në....

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, duke komentuar mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, tha se RMV ka bërë hapin e parë në rrugën drejt negociatave, e gjatë rrugës për anëtarësim të plotë, Maqedonia e Veriut mund të mbështetet në përkrahjen e tij të plotë.
“Negociatorët tanë, në Shkup, Tiranë dhe Bruksel, në këtë fazë vendimtare i pret punë e vështirë. Në muajt e ardhshëm kjo do të ndërtojë një bazë solide për hapjen e grupeve të kapitujve negociues.”,- tha kryetari i Këshillit Europian, Charl Michel.
Me komente inkurajuese edhe Ministrja gjermane për Europën, Ana Lirman, dhe kolegia e saj franceze.
“Ky vendim është i qartë dhe RMV me të vërtetë mund të mbështetet te BE dhe premtimet e dhëna. Ky është proces që ka filluar dhe nuk mund të ndalet, jo vetëm nga Bullgaria, por nga askush.”,- u shpreh ministrja gjermane për Evropë, Ana Lirman.
“Tani kryesimi Çek e merr stafetën me një efikasitet të madh. …Franca do të jetë shumë e përfshirë në diskutimet me Ballkanin Perëndimor.”,- theksoi ministrja franceze për Europën, Lorens Bun.
Ditë historike e ka cilësuar mbajtjen e konferencës së parë edhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Elhan Kyçuk, që uroi RMV-në për fillimin e negociatave.
ERSAN PAJAZITI
