Maqedoni

Covid-19, 2 fatalitete e 770 raste të reja në 24 orë

19.07.2022 18:07

Po rikthehet shqetësueshëm rritja e rasteve të reja Covid në vend....

Po rikthehet shqetësueshëm rritja e rasteve të reja Covid në vend. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 fataliteteve, një 23-vjeçar nga Shën Nikolla dhe  një 76-vjeçar nga Shkupi. Ka edhe dy të vdekur të raportuar në “Termini im”, një 73-vjeçar nga Radovishi dhe 66-vjeçar nga Kriva Pallanka.
 
Nga 2.043 testimeve të orëve të fundit janë regjistruar 770 të infektuar, 207 prej tyre janë riinfektime. Numri i të shëruarve është 321. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Kumanova. Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 3.121.