Maqedoni

Sela: Anëtarësimi në BE, jetike për Maqedoninë e Veriut dhe shpresa e vetme për reformimin e sistemit

19.07.2022 18:24

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në përgjithësi dhe shqiptarët në veçanti kanë pritur gjatë për këtë hap...

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në përgjithësi dhe shqiptarët në veçanti kanë pritur gjatë për këtë hap të parë konkret drejt hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
 
“Hapja e negociatave dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian janë jetike për Maqedoninë e Veriut dhe shpresa e vetme për reformimin e sistemit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sundimin e ligjit, barazinë e qytetarëve dhe popujve, si dhe përmirësimin e standardit jetësor dhe zhvillimin ekonomik të vendit. 
 
Po ashtu përgëzojmë edhe Shqipërinë, për këtë hap të rëndësishëm dhe i gëzohemi udhëtimit të përbashkët drejt familjes së madhe evropiane. 
 
Tani mbetet përgjegjësi e jona që të përmbushim standardet, të realizojmë reformat, të çrrënjosim krimin dhe korrupsionin, si dhe të instalojmë qeverisjen e drejtë dhe vlerat evropiane. 
 
Mirënjohës pa fund edhe vendeve anëtare të BE-së që edhe përkundër sfidave të shumta, gabimeve dhe dështimeve në qeverisjet e vendit tonë, nuk u dorëzuan dhe ju hapën dyert qytetarëve drejt një shprese për të ardhmen.”, tha Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.