Botë
Gjermania regjistron ditën më të nxehtë të vitit
19.07.2022 19:01
Gjermania ka regjistruar ditën më të nxehtë në vitin 2022 këtë të martë....

Gjermania ka regjistruar ditën më të nxehtë në vitin 2022 këtë të martë.
Shërbimi Gjerman i Motit (DWD) e bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në Twitter.
Sot termometri ka shënuar 39.3 °C gjatë orës 16:00, një vlerë e lartë krahasuar me temperaturat normale të vendit.
DWD tha për CNN se vendi po përgatitet për temperatura deri në 40 gradë Celsius në disa rajone./Top Channel
