Maqedoni

Kurti uron Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut: Kosova feston arritjet tuaja

19.07.2022 19:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
 
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kurti thotë se Kosova i feston këto arritje, ndërsa shton se iu bashkohet zotimeve për reforma drejt BE-së.
 
 “Urime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Kosova feston arritjet e juaja historike dhe iu bashkohet në zotimet drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin tonë në Europë”, ka shkruar Kurti në Twitter.