Maqedoni
Hapja e negociatave, Xhaçka: Të vetëdijshëm se kemi shumë punë
19.07.2022 19:21
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka në fjalën e saj në takimin e takimi i shqyrtimit analitik..

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka në fjalën e saj në takimin e takimi i shqyrtimit analitik të legjislacionit pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE, është shprehur se Shqipëria ka punuar shumë për të arritur momentin historik të hapjes së negociatave.Sipas saj anëtarësimi në BE ka qenë një nga objektivat strategjik më të rëndësishëm të Shqipërisë demokratike, ndërsa tha se ky qëllim ka qenë dhe një frymëzim për transformimin e vendit tonë në 30 vitet demokratike.
“Përgëzoj miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut, për suksesin që kanë arritur në një proces shumë të vështirë. Ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar njëri-tjetrin. Kemi punuar shumë për të arritur këtë moment historik të hapjes së negociatave të anëtarësimit. Anëtarësimi në BE ka qenë një nga objektivat strategjik më të rëndësishëm të Shqipërisë demokratike. Mbetet një objektiv që gëzon mbështetjen masive nga populli. Ka qenë forca shtytëse e transformimit të vendit tonë, frymëzimi dhe motivimi për ndryshimin dramatik që ka pësuar Shqipëria këto vitet e fundit. Me komisionin kemi zhvilluar një proces të gjatë takimesh shpjeguese, diskutimi i kapitujve në këto takime ka qenë shumë i dobishëm për përpjekjet tona për t’i përgatitur në procesin e integrimit. Prezantimet e takimeve shpjeguese së bashku me rekomandimet e raporteve të Komisionit kanë qenë udhërrëfyesi ynë.", tha Xhaçka.
Ajo ka treguar se kanë gati planin kombëtar për integrimin evropian ndërsa shtoi se janë të vetëdijshëm se ka shumë punë për të bërë për këtë proces. Xhaçka nuk ka harruar të rikujtoj reformën në drejtës, duke thënë se ka qenë një faktor kyç për luftën ndaj korrupsionit.
