Maqedoni
KEMM dhe Misioni i OSBE-së, ndanë çmimet për storjet më të mira mbi raportimin gjithëpërfshirës në arsim
19.07.2022 19:31
Këshilli për Etikë në Media (KEMM) sot, nëpërmjet një video-adresimi në Facebook i shpalli çmimet për storjet më të mira gazetareske...

Këshilli për Etikë në Media (KEMM) sot, nëpërmjet një video-adresimi në Facebook i shpalli çmimet për storjet më të mira gazetareske për raportim gjithëpërfshirës për diversitetin dhe sfidat në arsim, njoftojnë nga KEMM. Në konkursin e këtij viti u paraqitën gjithsej 40 storje gazetareske nga 30 autorë/redaksi të ndryshme.
Çmimin e parë e fituan Ana Cvetkovska, Boris Kunoski dhe Angela Rajçevska, nga redaksia e MIA-s, për storjen me temën “ Fëijët në institucionet edukativo korrektuese, të privuar nga arsimimi i Detyruar”. Storja u përpunua përmes një sërë tekstesh dhe video materialesh në të cilat zbulohet ekzistenca e indikacioneve të diskriminimit në procesin edukativo-arsimor në shtëpitë korrektuese dhe mbulon një temë shumë të rëndësishme për fëmijët në rrezik social.
Çmimin e dytë e fitoi Sonja Kolevska-Delevska, nga redaksia e “Sakam da kazham”, për tregimin me temën “Shteti merr kompensim prej 5000 denarë nga nxënësit me aftësi të kufizuara dhe i diskriminon ata nga zonat rurale “. Kjo storje e zhvilluar si një seri artikujsh , tregon se si mbi 100 fëmijëve me aftësi të kufizuara fizike nga zonat rurale, iu refuzua shtesa financiare kur u transferuan në shkollat me konvikt , për shkak të një akti nënligjor të pamenduar mirë dhe të panevojshëm.
Çmimin e tretë e fitoi Senat Zylbeari, për storjen “Nuk e duan në klasë për shkak se e ka sindromën Doën, prindërit e Amblës duan që ajo të mësojë me bashkëmoshatarët e saj“. Teksti i serialit e hap çështjen për një vajzë me sindromën Doën, e cila nuk mund të ndjekë mësimet me shoqet e shokët e saj për shkak të presionit që prindërit e nxënësve të tjerë e kanë ushtruar daj shkollës.
Përveç çmimeve për rrëfimet më të mira, juria vendosi të ndajë edhe një lëvdatë për rrëfimin e gazetares Ana Zafirova, me titull: “Maskat , pengesë në botën e të shurdhërve dhe atyre me vështirësi në dëgjim“, e publikuar në Samoprasaj.mk, për përpunimin inovativ vizual të rrëfimit për personat e shurdhër dhe me pengesa në dëgjim, të cilët ishin të detyruar të mbanin maskë gjatë pandemisë.
Juria kryesohej nga Migena Gorenca, kryeredaktore e servisit të dytë programor – RTVM2, kurse anëtarë të saj ishin: Katerina Sinadinovska, kryetare e Bordit të Drejtorëve të KEMM dhe Dejan Andonov, koordinator programi në Institutin për Studime të Komunikimit (ISK).
“U bëjmë thirrje të gjithë profesionistëve të medias që të bëhen aleatë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, parandalimin e stigmatizimit të mëtejshëm, përfundimin e përhapjes së dezinformatave, largimin e thashethemeve dhe stereotipave dhe inkurajimin e raportimit cilësor dhe objektiv mbi diversitetin,” tha kreu i Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja.
Thirrja publike e KEMM ishte e hapur për të gjithë gazetarët dhe redaktorët profesionistë, të cilët i kanë publikuar storjet e tyre në mediat në Maqedoninë e Veriut, në periudhën nga 1 maj 2021 - 1 maj 2022. Çmimet ndahen me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup.
