I nxehti “pjek” Europën, OKB paralajmëron temperatura ekstreme

20.07.2022 09:51

Zjarret vdekjeprurëse kanë përfshirë kontinentin dhe Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së...

Zjarret vdekjeprurëse kanë përfshirë kontinentin dhe Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së (WMO) paralajmëroi se do të jetë  edhe më keq.  Sipas organizatës, ky ndryshim d të ketë ndikim jo vetëm në bujqësi, por edhe në jetët e njerëzve. 
 
“Në të ardhmen, këto valë e të nxehti do të jetë normale dhe ne do të shohim ekstreme edhe më të forta.  Të njëjtët njerëz që kanë qenë të prekshëm ndaj pandemisë COVID-19 janë veçanërisht të prekshëm ndaj  të nxehtit. Presim të shohim rritje të vdekjeve tek të moshuarit dhe ata njerëz që tashmë janë të sëmurë. Gjithashtu presim të shohim ndikime të mëdha në bujqësi. Në valët e kaluara të të nxehtit europian, pjesë të mëdha të të korrave humbën. Dhe në situatën aktuale ne tashmë kemi krizë globale ushqimore për shkak të luftës në Ukrainë, kështu që kjo valë e të nxehtit do të ketë ndikime të mëtejshme negative në aktivitetet bujqësore.”,- tha drejtori i WMO-së, Peterri Taalas.
 
Temperaturat në Portugali janë ulur ndjeshëm, por më shumë se 1000 vdekje nga i nxehti, janë regjistruar që nga java e kaluar. Në Francë, 64 zona të ndryshme regjistruan temperatura rekord dhe rreth 37 000 njerëz u  evakuuan  nga shtëpitë e tyre. Belgjika, pas vapës së egër,  tani po përgatitet për stuhi që mund të sjellin 20-30 mm shi në disa rajone.
 
Përveç temperaturave rekord mbi 40 gradë, në Britaninë e Madhe, u deklaruan incidente të mëdha prej  zjarreve. Paralajmërimet e motit janë ende në fuqi në Gjermani, pasi vala e të nxehtit vazhdon të lëvizë në veri dhe lindje. Të martën, vendi përjetoi ditën e tij më të nxehtë të vitit 2022, 39.5 celsius në Duisburgut. Holanda gjithashtu arriti të njëjtin nivel prej 39.5 gradë celsius në Mastriht. Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta dhe më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.
 
LEUNORA KALIQI