Irani mbështet pushtimin rus

20.07.2022 11:20

Lideri suprem Iranian, Ayatollah Ali Khamenei....

Lideri suprem Iranian, Ayatollah Ali Khamenei ka mbështetur luftën e Putinit në Ukrainë gjatë një samiti në Teheran, sipas The Guardian.

“Lufta është një çështje e ashpër dhe e vështirë dhe Irani nuk është aspak i kënaqur që njerëzit të vuajnë nga diçka e tillë, por në rastin e Ukrainës nëse nuk do të kishit marrë iniciativën, pala tjetër do ta kishte filluar luftën me iniciativën e saj. Nëse rruga është e hapur për në NATO,  nuk do të njihte kufij dhe nëse nuk do të ndalohej në Ukrainë, do të fillonin të njëjtën luftë pak më vonë me pretekstin e Krimesë,” - tha Khamenei.

Ai tha se Rusia dhe Irani duhet të bashkëpunojnë për të ulur fuqinë e dollarit.

“Askush nuk është në favor të luftës dhe humbja e njerëzve  është një tragjedi e madhe, por sjellja e perëndimit na bëri të mos kishim zgjidhje tjetër veçse të reagonim. Disa vende europiane thanë “Ne ishim kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO, por ne pranuam presionin amerikan”, gjë që tregon mungesën e pavarësisë së tyre”, tha Putin.