Maqedoni

Tatimet, deri nesër afati për marrjen e llogarive përmbledhëse

14.01.2015 15:46

Nesër është dita e fundit ku secili qytetar, i cili ka kryer pagesën e të ardhurave, duhet të marrë llogarinë përmbledhëse për të ardhurat e paguara, tatimin personal dhe për kontributet në 2014...

Drejtoria e të Ardhurave Publike theksoi se marrja e llogarive përmbledhëse është obligim ligjor për paguesin e të ardhurave në bazë të së cilës qytetari, si taksapagues, do të mund saktësisht dhe në kohë t’i  lajmërojë të ardhurat në raportin e tatimit vjetor. 
 
Deri më 31 janar, sërish duhet të paraqiten edhe raporte vjetore mbi tatimin personal të personave që vitin e kaluar i kanë paguar të ardhurat për personat fizik në raport me të ardhurat personale, të drejtat autoriale dhe të drejtat pronësore industriale, pronës dhe të drejtave pronësore, fitimet nga llotaritë e përgjithshme dhe të ardhura të tjera.
 
Detyrim për raport vjetor kanë edhe ata subjekte që kanë kryer pagesa të qytetarëve bazuar në blerjen e  produkteve bujqësore, ata që kanë kryer blerje të mbeturinave të dobishme të ngurta prej personave fizik të cilët nuk janë tregtarë,  si dhe  organizatorët e tregut të gjelbër. Organizatorët e tregut të gjelbër duhet të raportojnë kush ka përdorur vendet e shitjes në tregun e gjelbër gjatë vitit të kaluar. 
 
Raport vjetor nuk kanë obligim të japin paguesit të cilët kryejnë pagesa për të ardhura nga fitimi nga lojërat e fatit.
 
Raportet vjetore duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike përmes etax.ujp.gov.mk.
 
ERSAN PAJAZITI