Analiza mikrobiologjike e ujit në Liqenin e Dojranit, tregon rezultate të mira

20.07.2022 13:47

Mostrat e marra nga 4 plazhe pranë liqenit të Dojranit....

Mostrat e marra nga 4 plazhe pranë liqenit të Dojranit tregojnë rezultate të mira për sa i përket korrektësisë mikrobiologjike të ujit të larjes dhe korrespondojnë me klasën e parë dhe të dytë, ndërsa turbullira e liqenit është e klasit të tretë dhe të katërt.

Gjegjësisht, në rezultatet thuhet se qytetarët lirisht mund të lahen dhe të rikrijohen në plazhe, dhe parametrat nuk janë të dëmshëm për shëndetin e njerëzve.

Kryetari Angov konfirmon raportin, por apelon qytetarët që t'i kushtojnë vëmendje higjienës së përgjithshme.

Edhe  kryetari i komunës së Dojranit është optimist. Ai shpreson se problemi i kahmotshëm me stacionin grumbullues do të zgjidhet në kohën e duhur.

Edhe këtë vit Liqeni i Dojranit është i mbushur me turistë. Hotelierët këtë vit presin të tejkalojnë rekordin e vitit të kaluar, kur gjatë sezonit veror janë realizuar mbi 200 mijë fjetje.