VMRO-DPMNE: Filipçe të përgjigjet për rastin “Gjaku i papastër”
20.07.2022 13:57
Për skandalin “Gjaku i papastër”, VMRO-DPMNE-ja opozitare kërkon përgjegjësi nga ish ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe....

Për skandalin “Gjaku i papastër”, VMRO-DPMNE-ja opozitare kërkon përgjegjësi nga ish ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Ata akuzojnë Filipçen se nuk ka marrë asnjë masë për të mbrojtur qytetarët dhe shëndetin e tyre nga metodat e paverifikuara.
“Përgjegjësia e Filipçes është se nuk ka marrë asnjë masë për të mbrojtur qytetarët dhe shëndetin e tyre nga metodat e paverifikuara. Siç informojnë mediat, ai si ministër i Shëndetësisë ka ditur dhe nuk ka ndërmarrë asgjë, por përkundrazi ka promovuar institucionin shëndetësor në një mënyrë apo në një tjetër. Bëhet fjalë për anashkalimin e plotë të sistemit. Siç mësojmë nga mediat, Filipçe dhe institucionet kanë lejuar që të aplikohet një metodë trajtimi që as institucionet vendase dhe as ato të huaja nuk e kanë njohur dhe lejuar”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Sipas tyre, Prokuroria Publike duhet të zgjerojë hetimin dhe të përcaktojë nëse Filipçe e ka mundësuar këtë me vetëdije. A ka pasur Filipçe ndonjë përfitim financiar nga ky skandal? Pse Filipçe, përkundër paralajmërimeve të autoriteteve të caktuara mjekësore, lejoi dikë në shpinë të popullit të kryejë trajtime të shtrenjta për të cilat tani e dimë se nuk janë vërtetuar shkencërisht?
SANIJE DURAKU
