Maqedoni

Digjet vetura e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Risteski: S’më tremb askush, nuk ndryshoj qëndrim

20.07.2022 14:30

Vetura “Shkoda Kodiak” e deputetit të VMRO-DPMNE-së nga Prilepi, Petar Risteski....

Vetura “Shkoda Kodiak” e deputetit të VMRO-DPMNE-së nga Prilepi, Petar Risteski, ka marrë flakë para shtëpisë së tij. Flakët kanë kapluar pemën aty pranë, e nga zjarri është dëmtuar edhe një veturë tjetër. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke penguar ndonjë tragjedi më të madhe. Risteski thotë se asnjëherë nuk ka marrë kërcënime nga askush dhe as nuk ka qenë kundër askujt. Ai beson se dikë e shqetëson aktiviteti i tij politik, sidomos në këtë situatë.
 
“Pas nënshkrimit tim të premten duket që kjo dikujt i pengon. Nuk ka kush të më trembë, në momentin që flitet për hapjen e Kushtetutës, e thashë me zë të lartë dhe pastaj as me çmimin e jetës sime nuk do të ndryshoj pozitën, aq më pak tani.”,- deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Petar Risteski.
 
LSDM e dënoi këtë akt. MPB njoftoi se ka arrestuar personin e dyshuar për zjarrvënie.

GAZMEND KURTISHI