Maqedoni

Hekurudha drejt Bullgarisë, nënshkruhet kontrata për dy faza

20.07.2022 14:46

Në qeveri u nënshkruan kontratat për ndërtimin e dy fazave të hekurudhës drejt Bullgarisë....

Në qeveri u nënshkruan kontratat për ndërtimin e dy fazave të hekurudhës drejt Bullgarisë, projekt kapital infrastrukturor në të cilin janë investuar 200 milionë euro. Kompania austriake “Strabag” është zgjedhur për ndërtimin e hekurudhës nga Kumanova në Beljakovc, ndërsa ajo turke “Gülermak” do të kryejë fazën e dytë nga Beljakovca në Kriva Pallankë të korridorit hekurudhor 8 drejt Bullgarisë. 
 
“Faza e parë është prej në Kumanovë deri në Belakoc në gjatësi prej 31 kilometra, investimi është në vlerë prej 40 milion euro. Afati i realizimit është 2 vite nga fillimi i punimeve. Për fazën e dytë nga Belakoci deri në Kriva Pallankë sigurojmë 155 milion euro për ndërtimin e 34 kilometrave hekurudhë të re. Afati i realizimit është tri vite, pra deri në vitin 2025. Rikonstruimi i pjesës prej në Nogaevci deri në Negotinë është në vlerë prej 4.8 milion euro dhe e njëjta duhet të përfundon për gjashtë muaj.”,- deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
 
“Ju premtojë përkushtim dhe prani në teren, transparencë, të procesit me informata në kohë për procesin e ndërtimit. Dhe më e rëndësishmja, ju premtoj përfundim në kohë të ndërtimit.”,- tha drejtori i hekurudhave, Hari Llokvenec.
 
Këto projekte financohen me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. 
 
“Është në agjendën më të lartë evropiane realizimi i këtyre dy fazave dhe i fazës së tretë që të përfundojnë sa më shpejtë dhe t’i japin vendit qasje deri në det. Ne për hekurudhën veç më kemi shpenzuar dy milion euro. Ne do të bëjmë gjithçka që të përfundojë lidhja hekurudhore me Bullgarinë.”,- theksoi Andi Aranitasi – BERZH.
 
Përfitimet më të mëdha nga ky projekt do të jenë në pjesën ekonomike. 
 
“Me këtë investim infrastrukturor hapen dhe sigurohen praktikisht tregje të reja për kompanitë vendase. Kompanitë tona më lehtë dhe më shpejtë lidhen me rajonin dhe më gjerë, gjë që hap shumë mundësi të reja për prosperitet dhe zhvillim ekonomik.”,- u shpreh kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
Për të siguruar që projektet do të përfundohen qeveria ka themeluar njësinë për monitorimin e projekteve kapitale.
 
“Kjo njësi ka një dhe të vetmen detyrë, që të sigurojë që të gjitha projektet madhore infrastrukturore të projektohen, realizohen dhe përfundohen nga institucionet kompetente në kohën e duhur dhe me sa më pak mangësi.”,- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
 
Tenderi ndërkombëtar për zgjedhjen e kontraktonit për dy fazat e para të hekurudhës Kumanovë-Kriva Pallankë është shpallur në mes të janarit 2021. Thirrja publike për përzgjedhjen e kontraktorëve të rinj, pasoi pasi në vitin 2020 kompania gjermane “Vibe”, si kontraktues i mëparshëm i hekurudhës Kumanovë-Beljakovcë, e ndërpreu në mënyrë të njëanshme kontratën. 

ERSAN PARAZITI