Gençovska: Bullgaria ruajti interesat kombëtare në çështjen me Maqedoninë e Veriut

20.07.2022 15:18

Ministria e Punëve të Jashtme bullgare....

Ministria e Punëve të Jashtme bullgare ka festuar Ditën e Shërbimit Diplomatik Bullgar me një mesazh të veçantë.

“Festojmë 143 vjet profesionalizëm të lartë dhe përkushtim ndaj çështjes kombëtare të Bullgarisë dhe aspiratës për të ndërtuar marrëdhënie miqësore me botën përreth nesh”, tha ministrja Teodora Gençovska.

Shprehu mirënjohjen për brezat e diplomatëve bullgarë që i shërbyen me përkushtim atdheut në kushte jo më pak të vështira, e  falënderoi punonjësit e MPJ-së e që  arritën të ruajnë interesat bullgare në çështjen me Maqedoninë e Veriut. “Nuk është sekret se sfida kryesore me të cilën u përball ministria që nga fillimi i mandatit tim ishte çështja e Maqedonisë së Veriut. Ndaj dua të filloj me një falënderim të veçantë për ekipin tek i cili u mbështeta gjatë gjithë kohës. Duke u mbështetur në ekspertizën e krijuar gjatë dekadave, së bashku arritëm të mbrojmë interesin kombëtar në kushte jashtëzakonisht komplekse politike”, tha Gençovska.