Maqedoni
Parregullsitë e dyshuara në “Zhan Mitrev”, MSh: Ka pasur inspektime, 12 vetëm këto 3 vite
20.07.2022 15:29
Nuk është e vërtetë se në Klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup nuk janë kryer inspektime, thotë ministri i shëndetësisë, Bekim Sali....

Nuk është e vërtetë se në Klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup nuk janë kryer inspektime, thotë ministri i shëndetësisë, Bekim Sali. Brenda tre viteve të fundit ka pasur rreth 12 të tilla, gjysma e tyre të iniciuara pas ankesave të shumta për trajtim dhe kurim jashtë protokollit, është inspektuar edhe për paraqitjen e disa bakterieve. Autoritet shëndetësore sigurojnë se do të vazhdojnë me kontrollet inspektuese për të vërtetuar dyshimet e paraqitura në storien investigative të IRL-së, “Gjaku i papastër”.
“Gjatë tre viteve të fundit, Inspektorati Sanitar Shëndetësor ka realizuar 45 mbikëqyrje inspektuese të rregullta dhe 52 inspektime të jashtëzakonshme në 12 institucione shëndetësore private. Në Klinikën “Zhan Mitrev” janë kryer 3 mbikëqyrje inspektuese të rregullta dhe 9 të jashtëzakonshme.”,- tha ministri i shëndetësisë, Bekim Sali.
“Pesë prej këtyre 9 inspektimeve të jashtëzakonshme të kryera në “Zhan Mitrev” janë për shkak të dyshimit për trajtim, kurim jashtë protokollit, bëhet fjalë për pacientë të cilët kanë nderuar jetë. Inspektimi tjetër ka të bëjë me një paciente e cila kishte bërë intervenim kardiologjik te “Zhan Mitrev”, e cila pas lëshimit të saj në kurim shtëpiak iu është përkeqësuar gjendja dhe e cila gjatë pranimit të saj urgjent tek Klinika Shtetërore Kardiologjike i është konstatuar një baketerie. Inspektimi tjetër ka të bëjë për një paciente e ndjerë e cila gabimisht është futur në listën e të vdekurve nga Kovid.”,- deklaroi drejtoresha e ISHSSH-së, Irinka Sotirova Buhova.
Hemofiltrimi si kurë për Covid-19, Sali: Kush vërteton se cila ishte terapia e duhur
Autoritetet thonë se hemofiltrimi nuk është metodë e re. Por, ende nuk kanë përgjigje nëse hemofiltrimi duhej të ishte përdorur si terapi tek pacientët e prekur me Kovid-19, nëse kjo metodë është përdorur në përputhjen e të gjitha standardeve të përcaktuara dhe nëse në Klinikën e “Zhan Mitrevit” ka qenë të përhapura bakterie interhospialore dhe vdekjeprurëse.
Hemofiltrimi është përdorur edhe më herët thonë ata, mirëpo hulumtimet, hetimet e autoriteteve shëndetësore duhet të japin përgjigje se kur dhe si hemofiltrimi përdoret tek pacientët e prekur me Kovid-19 dhe nëse ka pasur ose jo ekperimente shëndetësore mbi pacientët e prekur me Kovid të shtruar në Klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup.
Sigurojnë se nëse vërtetohet shkelje do të ketë edhe përgjegjësi.
“Në Klinikën e Kardiologjisë po përdoret kjo metodë, mirëpo a përdoret për Kovid, sepse Kovid-19 është infeksion i ri, unë ju vërtetojë se asnjë vend nuk mund të konfirmojë se masat që i kanë ndërmarrë për Kovid është e vërtetuar me provat e bazuar në mjekësi. Kjo situatë i sfidoi të gjitha sistemet shëndetësore të vendit dhe nuk mbroj askënd, por vetëm dëshirojë të bëjë një destriksion për atë çfarë është bërë dhe me çka jemi përballuar si shtet. Kush ai i cili mund të vërtetoj se cila terapi anti-kovid ka qenë më e duhura kundër koronës.”,- deklaroi ministri i shëndetësisë, Bekim Sali.
Shabani: Nëse ka shkelje, do të ketë dhe përgjegjësi
“Dje pas dite një pjesë e madhe e dokumentacionit e kanë dorëzuar tek Agjencia e Barnave, sot kanë ardhur edhe vet fizikisht dhe për momentin që ne po flasim, në Agjencinë e Barnave po zhvillohen takime edhe me klinikën edhe me trupat tjerë të cilat janë brenda për brenda Agjencisë. Do të konstatohet gjithçka që ka ndodhur ka pasur studime klinike kanë qenë me leje të aprovuara ose nuk kanë qenë të aprovuara. Konform këtyre konstatimeve, Agjencia do të marrë masa në përputhje me ligjet.”,- u shpreh drejtori i Agjencisë së Barnave “Malmed”, Lirim Shabani.
Autoritetet shëndetësore shprehin gatishmëri të madhe për të bashkëpunuar me organet e ndëshkimit me të vetmin qëllim, që të zbardhet e vërteta deri në fund dhe për t’u parandaluar raste të tjera të ngjashme në kurriz të pacientëve. Për këtë rast edhe Prokuroria Themelore Publike hapi procedurë parahetimore.
REXHEP QAMILI
