Dy kompani indiane të interesuara për Maqedoninë
Dy kompani të mëdha indiane nga energjetika dhe industria metalurgjike janë të interesuara të investojnë në Maqedoni....

Ata Maqedoninë e vlerësojnë si të volitshme për të shtrirë biznesin e tyre. Kompania “OPG Grup” është e interesuar të ndërtojë termocentrale të mëdha në Maqedoni.
“Po interesohemi për ndërtim të centraleve termale dhe solare në Maqedoni. Kompania ka hyrë thellë në këtë biznes në Indi. Qeveria po i bën përpjekjet më të mira të mundshme me atmosferën të cilën e krijon, duke mundësuar që lehtë të bëhet biznes në Maqedoni”- deklaroi drejtori i “OPG Grup”, Arvint Gupta.
Kryeministri Gruevski ka theksuar se shteti e posedon pakon më të volitshme tatimore, zona të lira ekonomike, si dhe qasje në tregun evropian.
“Kishim takim me kompani të madhe e cila vlen mbi një miliardë euro, e ranguar në bursën e Londrës dhe është në biznes për prodhimin e energjisë elektrike nga thëngjilli. Ata kanë interesim që të investojnë në Maqedoni dhe tani jemi në biseda fillestare. Ata do të vijnë për të bërë analiza në Maqedoni”- tha kryeministri, Nikolla Gruevki.
Kompania e dytë e cila po i shqyrton mundësitë për fillim të biznesit në Maqedoni është “BRG” nga Kalkuta, e cila përpunon profile metalike për kuzhina. Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri, Nikolla Gruevki, ka vizituar edhe shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë në Kalkutë dhe jetimoren e cila është në pronësi të Qendrës “Nënë Tereza”. (Naim Ramadani, TVM2)
