Botë

Flamuri i BE-së në godinën e qeverisë së Shqipërisë, Rama: Prej sot rruga jonë bëhet shumë më sfiduese

20.07.2022 16:01

Një ditë pas çeljes së negociatave me BE-në, në godinën e qeverisë së Shqipërisë u ngritur flamuri i BE-së...

Një ditë pas çeljes së negociatave me BE-në, në godinën e qeverisë së Shqipërisë u ngritur flamuri i BE-së. Kryeministri, Edi Rama, tha se barra më e madhe për anëtarësimin e vendit në BE, i takon qeverisë, por siç tha Rama shpejtësia e integrmit varet edhe nga përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë. 
 
“Ngritja ceremoniale e flamurit të BE-së në ballin e kësaj godine nuk është simbolizimi i fundit i një beteje historike për Shqipërinë evropiane por vetëm përshkallëzimi i kësaj beteje. Prej sot rruga jonë nuk bëhet më e lehtë, por shumë më sfiduese dhe përballja me plagët dhe hijet e të shkuarës e cila kërkon ende përpjekje të mëdha për t’u fituar përfundimisht hyn në një fazë të re. Dua t’u them sot edhe përfaqësuesve të drejtësisë së re se shpejtësia e anëtarësimit të vendit të fëmijëve tanë në BE do të varet shumë edhe nga integriteti dhe puna e tyre. Mos ua mohoni për asgjë në botë fëmijëve tuaj Shqipërinë evropiane që meritojnë.”,- deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
 
Rama: Duhej të ishte këtu edhe opozita
 
Rama njëherit tha se do të kishte dashur që në këtë ceremoni të ishte dhe opozita, por siç u shpreh ai ato janë në një hendek që bie ndesh me frymën dhe logjikën e BE-së. 
 
“Do të kisha dashur shumë që sot të ishte këtu dhe opozita, pasi jo gjithçka që është arritur në këtë vulë të gjatë mban vulën e palës sonë, pasi ky nivel i ri marrëdhëniesh kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës. Por sot opozita ndodhet në një hendek të madh mes një pjesë të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën dhe logjikën e Bashkimit Evropian që nga minimi i demokracisë dhe korrupsioni dhe një pjesë tjetër e cila nuk është damkosur, por edhe po i ftove nuk vijnë se kanë frika nga e para.”,- tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
 
Ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE-së në godinën e qeverisë shqiptare e ndoqën, diplomatë të huaj, krerët e komuniteteve fetare, si dhe ministra e deputetë të PS-së.
 
NAIM SINANI