Korniza negociuese, VMRO–DPMNE do ta kundërshtojë me referendum

20.07.2022 16:11

VMRO–DPMNE kundërshton kornizën negociuese....

VMRO–DPMNE kundërshton kornizën negociuese dhe nëpërmjet referendumit do të bëjë përpjekje ta kontestojë të njëjtën. Për këtë do të diskutohet të enjten në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të partisë, ndërkaq sigurojnë se kushtetuta s’do ndryshojë dhe bullgarët s’do jenë pjesë e saj. Sipas Mickovskit, aktualisht nuk po realizohet skrining apo negociata, por vetëm monitoring të të arriturave të deritanishme.

“Garantoj se nuk do të ketë ndryshim të kushtetutës dhe garanci për këtë është fjala e 44 deputetëve të koalicionit të VMRO – DPMNE-së. Ne jemi të fokusuar në kornizën negociuese ku është vendosur protokolli dypalësh. Qytetarët duhet të vendosin se a pranojnë një kornizë të tillë negociuese. Çfarë nëse Sofja tërhiqet nga kërkesa për ndryshimet kushtetuese. Kjo s’do të më habiste, por tërheqja e Sofjes dhe riprojektimi para klasterit të dytë do të thotë pranim të kornizës negociuese nga qeveria aktuale dhe atëherë marrëveshja dypalëshe bëhet marrëveshje europiane.”,- tha kryetari i VMRO–DPMNE–së, Hristijan Mickovski.

LSDM: Në referendum duhet vënë konkluzat

Nga LSDM zhbllokimin e procesit integrues e konsiderojnë si vendim shtetëror, ndërkaq zotohen se me nisjen e skirningut do të japin kontributin maksimal në zbatimin e reformave., Deputetët e LSDM-së kontestojnë përpjekjen për referendum për kornizën negociuese.

“Atë që ne e votuam në kuvend janë konkluzat e kuvendit të cilat obligojnë qeverinë që të mbrojë identitetin maqedonas, gjuhën, kulturën dhe historinë. Nëse VMRO – DPMNE ka diçka kundër këtyre konkluzave të kuvendit, atëherë do të duhet ta vë si pyetje në referendum.”,- u shpreh deputeti i LSDM–së, nenad kociç.

Ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet në Bullgari, adresuar ish kryeministrit Kirill Petkov.

Ish diplomatë bullgarë dokumentin e njëanshëm bullgar sa i takon gjuhës maqedonase e konsiderojnë vetëm një përpjekje të kotë për të ulur tensionet në Bullgari, përderisa gjuha maqedonase veç më është zyrtare në të gjitha institucionet e BE-së. (Meral Ismaili, TVM2)