Maqedoni
Covid-19, 792 raste të reja, pozitiv çdo i dyti i testuar
20.07.2022 16:13
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 792 raste të reja me Covid-19...
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 792 raste të reja me Covid-19, prej tyre 203 janë riinfeksione. Numri relativisht i lartë i infeksioneve të reja për vendin është marrë nga një numër i vogël testesh, 1774. Ose, në përqindje, 44.6 për qind e të gjithë të testuarve rezultuan pozitivë. Një përqindje kaq e lartë e testeve pozitive ishte karakteristike për periudhat kur vendi për pak kohë arriti në 20,000 njerëz të sëmurë aktivisht.
Gati gjysmën e rasteve të reja në këto 24 orë, e ka Shkupi, ku u regjistruan 370 Covid pozitivë. Në të njëjtën kohë janë regjistruar 317 pacientë të shëruar, edhe këtu kryeson Shkupi – me 171.
Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk ka pasur asnjë fatalitet Covid, por sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë me COVID-19 nga “Termini im”, janë regjistruar dy persona të vdekur nga Shkupi (79 vjeç) dhe Gostivari (75 vjeç). Të dy vdiqën në shtëpi. Personat janë regjistruar si të vdekur në periudhën 14.0.-18.07.
Aktualisht në vend janë 3595 raste aktive me Covid-19. Gjysma (1767) janë në Shkup, e ndjekur nga Manastiri (267), Ohri (170), Kumanova (166) dhe Kavadari (160).
VLORA LATIFI TOPOJANI
