Maqedoni

Sistemi i vogël të ujitjes në Tearcë, 2.5 mln euro nga BE për sistemet në tri komuna

20.07.2022 16:41

Nisën sot punimet për ndërtimin e sistemit të vogël të ujitjes në Tearcë....

Nisën sot punimet për ndërtimin e sistemit të vogël të ujitjes në Tearcë. Sistemi i ujitjes në Tearcë është pjesë e projektit për ndërtimin e sistemeve të vogla të ujitjes me kosto të ulët, të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian. Me këtë projekt, pas sistemit të Tearcës, mbulohen edhe sistemet “Pishica” dhe “Konopnica”, ku tashmë ka filluar ndërtimi. Vlera e këtyre tre projekteve kapitale arrin në 2.3 milionë euro mjete të siguruara përmes fondeve IPA të BE-së.
 
“Tanimë ministria është duke investuar mbi 10 milion euro. Së bashku me mbështetjen e Bashkimit Evropian, përmes fondeve IPA, po punojmë edhe në projekte të tjera kapitale përmes të cilave mundësojmë ujitjen e tokave bujqësore. Sistemi “Slavishko Pole” është në fazën përfundimtare dhe po punohet intensivisht edhe në sistemin e Çaushicës. Dy projekte kapitale për ujitjen e tokave bujqësore të mbështetura nga fondet IPA të Bashkimit Evropian, vlera e të cilave është 2.5 milionë euro. Me ndërtimin e këtyre sistemeve ne ofrojmë edhe ujitje për më shumë se 350 hektarë tokë bujqësore. Me mbështetjen e fondeve IPA janë siguruar mjete në vlerë prej 3.5 milionë euro për ndërtimin e sistemeve hidro për ujitje në Sopot dhe Novaci.”,- tha ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski.
 
“Unioni Europian është duke planifikuar edhe 4,8 milion euro shtesë në kuadër të programit IPA 3, i cili përfshinë këtë sektor të ndërtimit të sistemeve të ujitjes, e cila është në ndihmës e madhe për fermerët, dhe nëse i përfshimë edhe projektet tjera të cilat janë në hartim e sipër dhe realizim, shumë e përgjithshme për këtë sektorë arrin diku 13 milion euro. Prodhimi i  produkteve ushqimore është shumë e rëndësishme në të gjithë europën.”,- tha u.d. ambasador i delegacionit të BE-së, Julian Vassallo.
 
“Mbi 1 milion e 700 mijë euro, dhe për të thënë se janë në shërbim të vet bujqve të vendbanimit të Tearcës, që ne të vazhdojmë me projektet të tjera, duke qenë gjithmonë mbështetur në deklarimet tona të agjendës së gjelbër. Do të vazhdojmë këto pasuri natyrore, ujin e pijshëm, ujin për vaditje, tokën pjellore dhe ajrin e pastër.”,- theksoi kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri.
 
Fillojnë me përgatitjen dhe zbatimin e projekteve tjera të cilat do të përfshijnë edhe vendbanime të ndryshme të kësaj komune dhe komunave tjera. 

FITIM KRYEZIU