Maqedoni
Katër muaj burg për Jusuf Enuzin
20.07.2022 17:01
Jusuf Enuzi, personi i cili gjuajti me armë zjarri pranë turmës së protestuesve gjatë protestave...

Jusuf Enuzi, personi i cili gjuajti me armë zjarri pranë turmës së protestuesve gjatë protestave kundër propozimit francez më 6 korrik është dënuar me 4 muaj burg.
Gjykata Penale e Shkupit konfirmon për TVM 2 se Enuzit i është caktuar arresti shtëpiak deri sa vendimi i shkallës së parë të bëhet i plotfuqishëm
Jusuf Enuzi, qëndroi 8 ditë në paraburgim. Ai akuzohet për veprën penale “Nxitje e rrezikut të përgjithshëm”
