Botë
Bombardimet ruse në Ukrainë, humbën jetën shumë civilë, dhjetëra u plagosën
20.07.2022 17:41
Raketat ruse kanë granatuar lagjen Saltivsk të Kharkiv-it dhe kanë marrë jetën e tre personave....

Raketat ruse kanë granatuar lagjen Saltivsk të Kharkiv-it dhe kanë marrë jetën e tre personave, në mesin e tyre të një djali 13-vjeçar. Një grua 72-vjeçare ka mbetur e plagosur dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, njoftojnë autoritetet lokale. Kharkov është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe është nën kontrollin e separatistëve pro-rus. Bombardime ka pasur edhe në zonën rezidenciale të Nikopolit në Ukrainën jugore-afër Odesës. Nga granatimet ruse jetën e kanë humbur dy persona dhe nëntë të tjerë u plagosën.
“Katër nga të plagosurit janë fëmijë. Granatimet shkatërruan tërësisht tre shtëpi dhe dëmtuan 12 shtëpi të tjera. Slime ka në çdo 30 minuta dhe rreziku është shumë madh që numri i viktimave të rritet.”,- tha zëdhënësi i administratës rajonale të Odesë, Ssergey Bratchuk.
Lavrov: Armët në Ukrainë janë kërcënim, s’do t’i lejojmë
SHBA-të dhe BE-ja fuqishëm e mbështesin Ukrainën me armatim dhe mjetet financiare por kjo ka nxitur Rusinë që ofensivën e saj ta zgjerojë përtej rajonit të Donbasit me pretekstin e shkatërrimit të armatimit.
“Gjeografia tani është ndryshe. Nuk janë vetëm Republikat Popullore të Donetskut dhe Luhanskut, por janë edhe rajonet e Khersonit dhe Zaporizhias dhe një sërë territoresh të tjera, dhe ky proces vazhdon, në mënyrë të qëndrueshme dhe të pandërprerë. Ne nuk mund të lejojmë që pjesa e Ukrainës të ketë armë që përfaqësojnë një kërcënim.”,- u shpreh ministri rus i punëve të jashtme Ruse, Sergey Lavrov.
Shtëpia e Bardhë ngre alarmin: Rusia përgatitet të aneksojë më shumë territor
SHBA-të thonë se nëse Rusia ë zgjeron ofensivën e saj, kjo nuk do të mbetet pa ndëshkuar.
“Rusia ka nisur që të nxjerrë versionin e saj, të atij që e quan libër të aneksimit, shumë të ngjashëm me atë që pamë më 2014, kur pushtoi dhe më pas aneksoi Krimenë. Rusia veçse ka nisur që të instalojë zyrtarë të paligjshëm në zonat në Ukrainë që i ka nën kontroll. Aneksimi me forcë do të ishte një shkelje e rëndë e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe ne nuk do të lejojmë që një gjë e tillë të mbetet e pandëshkuar.”,- tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.
SHBA do të prezantojë së shpejt paketën e re me armë për Ukrainën, që pritet të përfshijë më shumë sisteme HIMARS.
FARIJE DAUTI BAKIJU
