Maqedoni
Aksident në magjistralen Shtip-Koçan, një i vdekur, pesë persona me lëndime të rënda
20.07.2022 18:46
Një i vdekur dhe pesë persona me lëndime të rënda është bilanci nga fatkeqësia e komunikacionit...

Një i vdekur dhe pesë persona me lëndime të rënda është bilanci nga fatkeqësia e komunikacionit në rrugën magjistrale Shtip-Koçan mes fshatrave Dollni Balvan dhe Krupishte. Nga SPB-Shtip konfirmojnë se fatkeqësia ka ndodhur në orën 14:50 mes dy automobilave me targa të Shtipit. Sipas informatave fillestare, udhëtarët e lënduar janë punëtorë, të cilët ktheheshin nga puna.
“Fatkeqësi e tmerrshme, në të cilën në njërin automjet pati katër persona të lënduar rëndë, ndërsa në tjetrin një person i vdekur. Nga ana e Njësisë zjarrfikëse u krye aksioni në njërin prej automjeteve dhe nxorëm katër persona të lënduar.”, thotë Shefi i NJTZ-Shtip, Darko Kocev
