Maqedoni

Bekteshi: Ndalohet eksporti i grurit dhe miellit, drunjve dhe peletave, hiqet taksa doganore për importin e vajit

20.07.2022 18:58

Qeveria ka marrë vendim që të ndalohet eksporti i drunjëve për ngrohje, peletit, grurit dhe miellit....

Qeveria ka marrë vendim që të ndalohet eksporti i drunjëve për ngrohje, peletit, grurit dhe miellit, nëdrsa nga ana tjetër të hiqet taksa doganore për importin e vajit ushqimor deri në fund të vitit. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, thotë se  Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme solli vendime për të kufizuar eksportin e produkteve të caktuara për të shmangur veprimet spekulative të tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendorë, tregun vendorë dhe qytetarët. 
 
“Qeveria mori vendim që të kufizojë eksportin e: grurit dhe thekërit dhe miellit prej grurit dhe thekërit, drunjëve për ngrohje dhe peletit. Gjithashtu, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në konsultim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave, Qeveria mori sërish vendim për heqjen e taksës së importit – normës doganore për importin e vajit të lulediellit ushqimor për shkak të nevojës, për të ruajtur ofertën e tregut të brendshëm nga rritja e çmimeve”, ka shkruar Bekteshi në llogarin e tij në facebook.