Maqedoni
Mbrojtja nga temperaturat e larta, rekomandime për përkujdesjen e punëtorëve
21.07.2022 13:44
Çdo vend pune mbart një rrezik, por punëdhënësi ka detyrimin të krijojë kushte të sigurta pune...

Çdo vend pune mbart një rrezik, por punëdhënësi ka detyrimin të krijojë kushte të sigurta pune, që në rast të temperaturave jashtëzakonisht të larta nënkupton dhoma të punës me ajër të kondicionuar dhe pushime më të shpeshta. Më të ekspozuarit ndaj rrezikut gjatë kësaj periudhe janë personat që punojnë jashtë, si punëtorët e ndërtimit dhe shërbimeve komunale, por edhe punonjësit në sallat e mëdha të fabrikave.
“Ndoshta 60 për qind e punëtorëve janë të ekspozuar ndaj një rreziku të lartë nga vala e të nxehtit. Në rrezik më të madh janë punëtorët që shkojnë në punë në këmbë ose me autobus, ku ka grupim.”,- tha mjeku, Aleksandar Stojanov.
Rreziku më i madh për shëndetin, sipas mjekëve, qëndron në kalimin e papritur nga kushtet me ajër të kondicionuar në ato të jashtme dhe anasjelltas.
“Më shpesh, nga një ndryshim, nga një vend me ajër të kondicionuar, në një vend pa ajër të kondicionuar, shpesh ka pasoja që mund të kenë një goditje në tru ose komplikime tjera.”,- u shpreh mjeku, Aleksandar Stojanov.
Еdhe nga organizata joqeveritare apelojnë punëdhënësit që të mbrojnë shëndetin e punëtorëve, ndërsa Inspektorati i Punës të monitorojë zbatimin e rregulloreve ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë. Që nga fillimi i verës nga kjo organizatë nuk ka asnjë paraqitje për punë në salla jashtëzakonisht të nxehta në kompanitë e tekstilit.
SEDAT SELIMI
