Maqedoni
Eurointegrimi, Mickovski kundër sqarimeve për gjuhën maqedonase
21.07.2022 14:13
Kryetari i VMRO-DPMNE–së, Hristijan Mickovski, e vlerëson si të panevojshme deklaratën e njëanshme të qeverisë....

Kryetari i VMRO-DPMNE–së, Hristijan Mickovski, e vlerëson si të panevojshme deklaratën e njëanshme të qeverisë për gjuhën maqedonase. Sipas tij, gjuha maqedonase është e kodifikuar dhe nuk nevojiten sqarime shtesë si dhe kufizim vetëm në territorin e Maqedonisë. Gabimet e tilla dhe të tjera, sipas Mickovskit do të korrigjohen me ardhjen e VMRO–DPMNE-së në pushtet, ndërkaq politikanët aktual do të japin llogari para organeve të drejtësisë.
“Pse nevojitet që qeveria e Maqedonisë të sqarojë gjuhën maqedonase, ta plotësojë përderisa gjuha ka antropologji të qartë që nga koha e shumë veprimtarëve në të kaluarën, është kodifikuar atëherë kur është kodifikuar, është edhe standardizuar dhe me të vërtetë nuk e shoh të arsyeshme nevojën që qeveria jonë të kufizojë në territorin e Maqedonisë së sotme.”,- tha kryetar i VMRO– DPMNE–së, Hristijan Mickovski.
LSDM: Si maqedonas arritëm edhe një synim strategjik
Nga LSDM thonë se hapja e bisedimeve si maqedonas me gjuhën maqedonase përmbushet edhe një synim strategjik i vendit. Fajësojnë VMRO – DPMNE – në se u rreshtua në anën e kundërtën të interesave shtetërore dhe qytetare duke lançuar lajme të rreme dhe skenare për destabilizim të shtetit.
“Shumica e deputetëve solli vendim shtetëror, i cili garanton ardhmëri europiane për shtetin. Maqedonia e Veriut nisi bisedimet me BE-në pas 17 viteve pritje. Njëkohësisht gjuha maqedonase është e mbrojtur me formulim të pastër, pa fusnota ose shtesa dhe do të jetë e barabartë me gjuhët tjera të Bashkimit Europian. Ky është sukses i madh për qytetarët, të deputetëve aktual dhe të shkuar, me të cilin realizohet një përcaktim strategjik i vendosur nga dita e pavarësisë e ky është anëtarësim i plotë në BE.”,- theksoi deputetja e LSDM-së, Marija Georgievska.
Nga LSDM thonë se do të vazhdojnë rrugëtimin europian të vendit me përkushtim maksimal në procesin e skriningut si dhe hapjen e kapitujve të parë negociues. Ndërkaq komiteti ekzekutiv i VMRO – DPMNE përgatitet për referendum i cili do të kundërshtonte kornizën negociuese.
MERAL ISMAILI
