Kushtetuta e Maqedonisë: 5 vjet burg për ata që nxisin urrejtje fetare
Nëse në Maqedoni në media do të publikoheshin karikaturat e profetit Muhamed, atëherë ata që do ta botonin këtë karikaturë do të dënoheshin sipas Ligjit për Nxitje të Urrejtjes Fetare....

Në Kushtetutën e Maqedonisë parashihet dënim me burg prej 1 deri në 5 vite për ata persona që nxisin urrejtje fetare në një vend si Maqedonia, ku gjysma e banorëve i takojnë besimit Islam, e të cilët do të provokoheshin rëndë në një rast të tillë. Kushtetuta është decide kur thotë se do të dënohet çdokush që nxit në çfarëdo forme urrejtje fetare dhe etnike. Por, edhe pse kushtetuta është e qartë në këtë rast, autoritetet nuk mendojnë se vendi ynë është imun ndaj terrorizmit.
Ministrja e Brendshme, Jankullovska, potencoi sot se asnjë shtet nuk mund ta quaj veten të sigurt ndaj këtij kërcënimi serioz të kohëve të fundit.
“Është fakt se po përballemi me një sfidë serioze dhe e dukshme është që duhet të tregojmë përkushtim dhe koordinim më të madh, pasi që terrorizmi si kërcënim është asimetrik dhe me vet atë është vështirë të parashikohet dhe në mënyrë preventive të punohet në atë plan për t’u detektuar. Ngjarja e fundit tragjike në Paris është vetëm vërtetim i asaj se edhe shtetet më të fuqishme nuk janë imune nga terrorizmi”- deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
