Maqedoni

Komisioni për Sëmundje Infektive, 5 ambulanca në shërbim për Covid, gjendja stabile

21.07.2022 15:57

Në territorin e Shkupit nga java e ardhshme do të vihen në shërbim në pesë ambulanca për Covid...

Në territorin e Shkupit nga java e ardhshme do të vihen në shërbim në pesë ambulanca për Covid, informoi zëdhënësi i Komisionit për Sëmundjet Infektive, Zllate Mehmedoviç. Ai shtoi se aktualisht gjendja është stabile dhe nuk ka nevojë të vendosen masa mbrojtëse.
 
“Gjatë javës së ardhshme duhet të fillojnë me punë 5 ambulanca për Covid në territorin e Shkupit, qyteti që është më shumë i infektuar me pacientë të rinj në mjekësinë për mbrojtje primare shëndetësore dhe vlerësojmë se kjo do të jetë një zgjidhje e mirë që të pakësohen problemet në procesin e diangnostikimit që ishte mungesë në periudhën e kaluar, por edhe në procesin e trajtimit dhe mbikëqyrjen e pacientëve në nivel të mjekësisë për mbrojtje  primare shëndetësore. Këto 5 ambulanca për Covid do të vendosen në  hapësirat 5 poliklinikave në Shkup si në poliklinikën “Idadija”, në Gjorçe Petrov, Jane Sandanski, Çento dhe në Çair.”,- tha zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq.
 
Mehmedoviq gjithashtu potencoi se për procesin e riorganizmit në sistemin e mjekësisë për mbrojtje primare shëndetësore duhet të jenë të kyçura hapësirat, pajisjet dhe kuadri. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI