Maqedoni

Covid-19, 2 fatalitete dhe 788 raste të reja në 24 orët e fundit

21.07.2022 16:20

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1.631 testime dhe janë regjistruar 788 raste të reja me COVID-19...

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1.631 testime dhe janë regjistruar 788 raste të reja me COVID-19 prej të cilave 191 riinfeksione. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy të vdekur nga Struga (89 vjeç) dhe Ohri (92 vjeç), të dy kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë me COVID-19 nga “Termini im” janë regjistruar dy persona të vdekur nga Kumanova (81 vjeç) dhe Gostivari (78 vjeç). Të dy vdiqën në shtëpi. Personat janë regjistruar si të vdekur në periudhën prej 07 korrik deri 12 korrik. 
 
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 321.386, numri i të shëruarve është 308.199, numri i të vdekurve është 9.349 dhe numri i rasteve aktive është 3.838.