Botë

Bombardimet ruse nuk ndalen, shkatërrohen dy shkolla në rajonin e Donetskut

21.07.2022 17:20

Bombardimet ruse shkatërrojnë shtëpi, zona industriale dhe objekte arsimore në rajonin e Donetskut....

Bombardimet ruse shkatërrojnë shtëpi, zona industriale dhe objekte arsimore në rajonin e Donetskut. Autoritetet bëjnë me dije se bombardimet u regjistruan në qytetet Kramatoksrk dhe Kostiantynivka në rajonin e Donetskut. Nuk raportohet për viktima por kërkimet për njerëz nën rrënoje janë duke vazhduar,njoftojnë autoritete lokale.  
 
"Okupatorët rusë shkatërruan dy shkolla - në Kramatorsk dhe Kostiantynivka, gjithashtu është goditur një zonë industriale. Rusët i shkaktuan dëme të konsiderueshme Bakhmutit, pjesë qendrore e qytetit u granatua sërish. Një raketë ruse fluturoi në oborrin e një shtëpie private në Toretsk.”,- tha guvernatori i rajonit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko.
 
Sulmet vijnë pasi forcat ruse shtojnë ofensivën në rajonin  e Donbasit dhe sipas ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov,”Rusia pretendon të zgjerojë ofensivën e saj përtej rajonit të Donbasit, me pretekstin e shkatrrimit të armatimit që vjen nga vendet e jashtme. Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, reagoi ashpër ndaj këtyre deklaratave. 
 
“Rusia çdo herë përdor një argument tjetër. Kësaj here ata thonë, se kjo bëhet për shkak të mbështetjes ushtarake. Por ato kanë sulmuar Kievin dhe të tjera pjesë të Ukrainës edhe në të kaluarën. Pra kemi të bëjmë vetëm me një propagandë të re të palës ruse.”,- theksoi ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.
 
Sulme ka pasur edhe në fshatin Lyman i cili ndodhet në mes Mykolavit dhe Khersonit
 
"Njerëzit që mbeten këtu janë në pritje të mbështetjes. Përpiqemi t’i furnizojmë njerëzit me ujë, ushqim dhe shkaku i kësaj janë këto bombardime ruse që të shkaktojë panik në popullatën civile lokale. Gjatë ditës janë shkatërruar 10 shtëpi dhe familjet kanë mbetur jashtë.”- u shpreh kryetarja e Bashkisë së Lyman, Natalya Panashiy.
 
"Unë kam jetuar këtu  që kur isha fëmijë dhe nuk ka instalime ushtarake Çdo ditë, çdo dy orë, ka bombardime,por natën është edhe më keq. Njerëzit po vdesin. Por nuk kemi ku të shkojmë.”,- deklaroi banori i Lyamanit, Serhiy Kovalenko.
 
Në kohën që luftimet në terren janë duke u zhvilluar, përpjekjet për t'i dhënë fund bllokadës ruse të porteve të Ukrainës vazhdojnë. Bllokimi i porteve si pasojë e luftës ka shkaktuar krizë ushqimore në mbarë botën.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU