Botë

Ukraina: Marrëveshja e grurit është me OKB-në dhe Turqinë, jo me Rusinë!

22.07.2022 13:53

Këshilltari i Presidentit Zelensky ka thënë se nënshkrimi i sotëm i një marrëveshjeje për t’i dhënë fund bllokadës së Detit të Zi....

Këshilltari i Presidentit Zelensky ka thënë se nënshkrimi i sotëm i një marrëveshjeje për t’i dhënë fund bllokadës së Detit të Zi do të jetë midis Ukrainës, Turqisë dhe OKB-së, jo Rusisë.
 
“Lidhur me marrëveshjen e Stambollit “për eksportin e grurit”. 
 
1.Ukraina nuk nënshkruan asnjë dokument me Rusinë. Ne nënshkruajmë një marrëveshje me Turqinë dhe OKB-në dhe marrim detyrime ndaj tyre. Rusia nënshkruan një marrëveshje pasqyre me Turqinë dhe OKB-në.
 
2.Asnjë shoqërim transporti me anije ruse në portet tona. Në rast provokimesh, reagim i menjëhershëm ushtarak.
 
3. Të gjitha inspektimet e anijeve të transportit do të kryhen nga grupe të përbashkëta në rast të një nevoje të tillë“, shkroi në Twitter këshilltari Mihaylo Podolyak.
 
Reagimi i tij vjen pasi u përfol se Ukraina dhe Rusia do të nënshkruajnë një marrëveshje të premten për të zhbllokuar eksportet e drithërave dhe për të lehtësuar krizën globale të ushqimit. Zyrtarët turq thonë se marrëveshja bazohet mbi një plan të OKB-së dhe  se Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe zyrtarë nga Rusia dhe Ukraina do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit.
 
Guterres ka punuar për një plan që do t’i mundësonte Ukrainës të eksportojë miliona tonë rezerva drithërash që kanë ngecur në portet e Detit të Zi të Ukrainës për shkak të sulmit rus ndaj Ukrainës. Marrëveshja mund të lehtësojë një krizë globale ushqimore që ka rritur çmimet e grurit dhe drithërave të tjera./Top Channe