Maqedoni

Vendi kaplohet nga temperaturat e larta, metereologët: Temperatura sot deri në 41 gradë

22.07.2022 14:12

Vendi prej disa ditësh është kapluar nga temperatura të larta...

Vendi prej disa ditësh është kapluar nga temperatura të larta, ndërsa parashikimi i metereoplogëve për sot thot se temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius. Mot me diell dhe shumë i ngrohtë edhe në Shkup, me temperatura dei në 39 gradë.
 
“Sot do të ketë temperatura në interval prej 34 deri në 31 gradë. 34 gradë pritet të shënojnë temperaturat në rajonin Ohër-Prespë, në luginën e Vardarit nga 39 deri në 41gradë, në Pellagoni diku mes 36 dhe 37 gradë.”, thonë nga DPHM.
 
Mot i ngjashëm na pret edhe gjatë vikendit, thonë meterologët, sipas të vcilëve të dielen do të rriten temperaturat deri në 42 gradë.
 
“Moti do të jetë i ngjashëm edhe gajtë ditës së neserëme, me temperatura më të larta që në orët e mëngjesit, të cilat do të sillen rreth 20 grdë celsius.TË dielen do të ketë temperature më të lartë të cilat do të sillen prej 35 deri në 42 gradë Celsius.”, thonë nga DPHM.
 
Për shkak të temperturave të larta Qeveria ka rekomanduar lirimin nga puna të grave shtatzëna, dhe të sëmurët kronik, ndërsa apelohet që qytetarët të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre prej ora 10 deri në orën 17.
 
GYLTENE SINANI