Maqedoni
Storja e dytë për klinikën “Zhan Mitrev”, trajtime joadekuate e mallëverizim financiar
22.07.2022 14:20
Derisa autoritetet shëndetësore dhe Prokuroria Themelore Publike ti vërtetojnë faktet e stories së parë hulumtuese...

Derisa autoritetet shëndetësore dhe Prokuroria Themelore Publike ti vërtetojnë faktet e stories së parë hulumtuese, Redaksia e IRL-së publikoi storin e dytë hulumtuese për klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup, e cila thellon edhe më shumë dyshimet për trajtime joadekuate mjekësore, mallëverzime finansiare dhe shifra marramendëse të cilët kjo klinik ua ka faktuar pacientëve me sëmundje të ndryshme të zemrës por edhe nga Fondi Shëndetësore.
I tillë është rasti me të ndjerin Sasho Saraginov nga Velesi, i cili me mbyllje të pjesërishme të damarave të zemrës dhe në këmbë të veta paraqitet në këtë klinik për t’i bërë egzaminimet e zemërs, por që përfundon, sipas familjarëve të tij, si viktim i gabimit mjekësor dhe keqpërdorimit finansiar nga ana e Zhan Mitrevit. Saraginov pas ndërhyrjes së obliguar kardiovaskulare, gjatë kohë nuk zgjohët prej kome, ndërsa në ndërkohë mjekët e kësaj klinike detyrojnë familjarët që të blejn vetë një ilaç i cili kushton rreth 10 mijë euro me arsyetimin se këto para do t’i refundojnë nga Fondi, gjë që nuk ka qenë e vërtetë, pasi që ilaçin në fjalë është dashur ta sigurojë vetë klinika e Zhan Mitrevit e jo familjarët. Ai pas disa ditësh ndërron jetë në këtë klinik, me arsyetimin e mjekëve se atij papritmas i’u është përkeqësuar gjendja, mirëpo për familjarët kjo nuk është e vërtetë. Ata dyshojnë se pas kësaj fshihet një gabim i madh mjekësor, andaj familja Saraginov ngriti padi penale ndaj klinikës “Zhan Mitrev” dhe rastin e denoncoi dhe tek autoritetet shëndetësore.
I ngjajshëm është rasti edhe me djalin 43 vjeçar i Sanije Gjakovës nga Kosova Edon Gjakova i cili në këmbë të veta dhe aspak në gjendje kritike shkon tek Zhan Mitrev për t’u mjekuar nga Kovid 19, por që pas dy muajsh qendrim, i përkeqësohet aq shumë gjendja dhe vdes papritmas pas pastrimit të gjakut me hemofiltrim. E ëma e tj thotë se Edoni në fakt ishte infektuar me baktere vdekjeprurëse, e cila ka shkaktuar vdekjen e djalit të saj, ndërsa siç thotë ajo për “Radio Europa e Lirë” ajo më herët kishte dëgjuar se në këtë klinik janë përhapur disa bakteri vdekjeprurëse. Këto dyshime janë rritur edhe më shumë kur në fletëlëshimin e spitalit, pas vdekjes së Edonit, ka parë të ketë shkruar se ky institucion “e ka trajtuar mirë të ndjerin dhe familja e tij nuk do ta padisë për asgjë”. Por pas këmbënguljes së familjes Gjakova spitali u ka dakorduar që të hiqte këtë fjali nga raporti. Mënjëherë pas kësaj, në prill të këtij viti përmes avokatit të autorizuar familja Gjakova ngrit kallëzim penal kundër punonjësve të spitalit "Zhan Mitrev" për trajtim joadekuat të Edonit.
Në ndërkohë PTHP vazhdon hetimet për këtë rast, por pa treguar asnjë informacion se deri ku kanë arritur hetimet. Thonë vetëm se po punojnë në vërtetimin e fakteve dhe se është herët për të menduar dhe treguar se a duhen ndërmarr masa më të ashpra ndaj përfaqësuesëve të Klinikës “Zhan Mitrev” për të mos i dëmtuar hetimet. Ndërkohë edhe Klinika Zhan Mitrev, e cila po përballet me akuza vazhdon punën ashtu si edhe deri më tani.
REXHEP QAMILI
