Maqedoni
Bujqësi, thirrje e re publike për IPARD 2
22.07.2022 14:39
Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, dhe drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural...

Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, dhe drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikica Baçovski, prezantuan thirrjen e re publike për masën 3 të programit IPARD-2. Thirrja publike i referohet mbështetjes financiare për investime në mjete bazë për përpunimin dhe marketingun e produkteve bujqësore dhe të peshkut. Mbështetja financiare për këtë thirrje publike është gjithsej 5.028.568 euro, përkatësisht 75% e mjeteve të siguruara nga programi IPARD dhe 25% e mjeteve të siguruara nga buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Këto mjete janë rezervuar për mbështetje të projekteve që parashikojnë investime në përpunimin dhe prodhimin e qumështit dhe produkteve të qumshtit, mishit dhe produkteve të mishit, produkteve dhe vajrave bimore, dhe prodhimit të verës. Të gjithë aplikantët e interesuar do të mund të aplikojnë me projekte për makineri dhe pajisje për prodhim dhe përpunim, si dhe projekte që parashikojnë vendosjen e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë për nevojat e tyre.”, tha Nikica Baçovski, Drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
“Presim që gjatë takimit të vjeshtës ti motivojmë fermerët dhe duke qenë se askush nuk e di se kur do të përfundojë kriza dhe sigrusht që do të kemi pasoja. Vitin e ardhshëm synimi ynë është që fermerët të jenë të motivuar për të prodhur për të gjithë qytetarët.”, tha Ljupço Nikollovski, Ministri i Bujqësisë.
Blerje të makinerive moderne bujqësore, pajisjet e prodhimit dhe përpunimit me teknologjitë më të larta, ndërtimi apo zgjerimi i objekteve prodhuese, si dhe mbështetja për turizmin dhe zhvillimin rural janë vetëm një pjesë e projekteve që mbështeten në korniz të programit IPARD.
SEDAT SELIMI
