Maqedoni

Mickovski: Së shpejti nënshkrime për referendum

22.07.2022 14:55

VMRO-DPMNE opozitare së shpejti do të fillojë me mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve...

VMRO-DPMNE opozitare së shpejti do të fillojë me mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve të qytetarëve për të dorëzuar në Kuvend iniciativën për shpalljen e referendumit lidhur me Kornizën negociuese me BE-në. Lideri i opozitës maqedonase Hristian Mickoski, kërkon që me referendum të hiqet vetoja e Bullgarisë për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në, por për të arritur deri aty duhet të kalohen tre procese. 
 
“Të katalizojm një zgjidhje e cila shpresoj se fillimisht do të pranohet si procedurë nga kryeparlamentari Talat Xhaferi në Kuvend, e më pas edhe do të grumbullojm 150 mijë nënshkrime dhe do të dalim me një deklaratë të tillë për referendum.”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. 
 
LSDM: Gjithçka që tha Mickoski ishte gënjeshtër
 
Nga paria në pushtet LSDM vendimin e VMRO-së për referendum e cilësojn si manipulim. Ata rikujtojn qytetarët se po e njejta parti kërkoi referendum edhe kundër Marrëveshjes së Prespës dhe mblodhi nënshkrime edhe për regjistrimin dhe më pas i bojkotoi.
 
“Për Hristijan Mickoskin dështuan të gjitha përpjekjet për të ndalur shtetin, për të bllokuar të ardhmen evropiane, skenarët e përgjakshëm të destabilizimit i dështuan, të gjitha gënjeshtrat e tij u fundosën. Me një fjalë, gjithçka që tha Hristijan Mickoski ishte gënjeshtër. Mickoski po zhytet më thellë dhe dëshiron të tërheqë të gjithë vendin me të. LSDM së bashku me qytetarët nuk do ta lejojnë këtë.”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
 
ASH: Kundër referendumit të VMRO-së
 
Edhe Aleanca për Shqiptarët nuk e mbështet vendimin e organeve partiake të VMRO-DPMNE-së për organizim të referendumit.
 
“Qëndrimi ynë në lidhje m referendumin ne e kemi dhënë ditën e shtunë kur shum qart e votuam propozimin francez, ne ishim faktor vendimtar.”, tha Halil Snopçe, ASH.
 
Referendumi në të gjithë territorin e vendit mund të thirret nga Kuvendi, ose me nënshkrimin e të paktën 150 mijë qytetarëve, pas çka kuvendi është i detyruar të vendosë për shpalljen e referendumit brenda 30 ditësh. 
 
SANIJE DURAKU