Maqedoni

Boçvarski dhe Momiroviq: Koncepti “një ndalesë në kufi” shkurtoi pritjen

22.07.2022 15:41

Në këtë periudhë të vitit mërgata fillon pushimet prandaj zakonisht në vendkalimin kufitarë Tabanoc...

Në këtë periudhë të vitit mërgata fillon pushimet prandaj zakonisht në vendkalimin kufitarë Tabanoc, por edhe në vendkalimet tjera vërehen kolona të gjata për hryerje në Maqedoninë e Veriut. Kështu ishte edhe këtë të premte në Tabanoc, por Minsitrat e trasportit të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Bllagoja Boçvarski dhe Tomislav Momiroviq duke prezantuar konceptin “një ndalesë në kufi”, iniciativë në kuadër të procesit të Ballkanit të Hapur thonë se është shkurtuar koha e pritjes dhe procedurave kufitare dhe doganore.
 
“Me aplikimin e të ashtuquajturës “një ndalesë në kufi”, janë reduktuar ndjeshëm procedurat e hyrje-daljeve nga të dyja vendet, veçanërisht për transportin e mallrave, ku janë vendosur edhe korsi të gjelbra për qarkullimin e shpejtë të mallrave. Me rindërtimin e pikës kufitare dhe futjen e këtij koncepti të punës, koha e pritjes është zvogëluar, procedurat doganore dhe kufitare janë thjeshtuar, kalimi i kufirit është përshpejtuar. Në vazhdim jemi duke punuar për dy korsi të reja për ta lehtesuar edhe më shum trafikun. Kemi plan të zgjerojmë dhe dy pikat tjera kufitare të koridorit 8 në Devebair për Bullgari dhe Qaf Thanë për në Shqipëri.”, tha minstër i transportit dhe lidhjeve, Bllagoja  Bocvarski.
 
Ministri Toamislav Momiroviq thekson suksesin e madh të konceptit të Open Balkans, si një projekt rajonal që lehtëson qarkullimin e mallrave dhe udhëtarëve. 
 
“Kemi arritur të rivendosim pikën e integruar kufitare dhe të përshpejtojmë qarkullimin, veçanërisht në periudhën e verës. Kam marrë informacion se në këtë pikë kufitare kalojnë mbi 130 mijë automjete. Ky kalim kufitar vetëm konfirmon se sa e nevojshme është nisma e Ballkanit të Hapur dhe do të theksoj se është e nevojshme. Ky është projekti më i madh rajonal në tridhjetë vitet e fundit dhe ne duhet të vazhdojmë ta zhvillojmë në këtë drejtim.”, tha ministri i komunikacionit i Serbisë, Tomislav Momiroviq.
 
Drejtoresha e doganave të Maqedonisë së Veriut tha se po punohet në lehtesime doganore në nivel nacional.
 
“Në vendkalimin kufitar Tabanovc funksionojnë 5 korsi për udhëtarë, 2 për kamionë dhe një për autobusë, ndërsa aktualisht po punohet për përshtatjen e dy korsive të tjera për hyrje të automjeteve të udhëtarëve.”, tha drejtoresha e doganave të RMV-së, Sllavica Kutirov.
 
Në takim të dy ministrat diskutuan edhe për ndërtimin e stacionit të përbashkët hekurudhor në stacionin hekurudhor Tabanovc, lehtësimin e qarkullimit të udhëtarëve dhe vendosjen e pikës së përbashkët kufitare të Pelincës, si dhe liberalizimin e shërbimeve të transportit.
 
GAZMEND REXHEPI