Maqedoni
Kovid 19, 4 të vdekur 779 të infektuar
22.07.2022 16:01
Në raportin e 24 orëve të fundit liudhur me pandeminë vazhdon të regjistrohen shifra të larta infektimesh....
Në raportin e 24 orëve të fundit liudhur me pandeminë vazhdon të regjistrohen shifra të larta infektimesh.
Nga njëmijë e 613 testime janë regjistruar 779 raste të reja me COVID-19. Poashtu janë regjistruar 4 të vdekur: dy prej të cilëve nga Prilepi 80 dhe 89 vjeç, një i vdekur nga Shkupi 68 vjeç dhe një nga Velesi 83 vjeç. Të gjithë personat vdiqën në kushte spitalore.
Poashtu janë regjistruar edhe 477 të shëruar. Aktualisht numri i rasteve aktive është 4 mijë e 136 të infektuar me Kovid 19.
