Maqedoni
Tetovë, Rifat Jashari shpallet qytetarë nderi
22.07.2022 16:17
Komuna e Tetovës, e ka shpallur Qytetar Nderi Rifat Jasharin vëllau i komandantit legjendarë të UÇK-së Adem Jashari...

Komuna e Tetovës, e ka shpallur Qytetar Nderi Rifat Jasharin vëllau i komandantit legjendarë të UÇK-së Adem Jashari. Në ceremoni e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm veprimtarë të shumt dhe përfaqësuesve diplomatik në vend, por për shkaqe shëndetësore vet Rifat Jashari nuk mundi të merr pjesë.
Shpallja Qytetar Nderi e Rifat Jasharit është nderim i pafund, si trashëgimtar i shpirtit të komandantit dhe familjarëve të rënë, por, edhe një mirënjohje për atdhetarin që nuk pushon kurrë, dhe ngre zërin sa herë që i jepet rasti për vlerat e historisë dhe Lirisë, tha me këtë rast, kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
“Të flasësh për historinë, luftën, sakrificën dhe Lavdinë e familjes Jashari, e cila vuri themelet e shtetit të Kosovës është shumë e vështirë dhe më e pakta që mund të bëjmë ne sot është të përkulemi përpara kësaj vepre sublime. Historia e familjes Jashari mbetet historia më sublime, më e përveçme në vargun e përndritur të sakrificës për liri të Kosovës.”, tha kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Ksami.
Titullin qytetar nderi i Tetovës, në mungesë të Rifat Jasharit e pranoi, djali i kryekomandantit Lulzim Jashari. Për nderë të familjes Jashari, në sheshin Iliria në Tetovë do të mbahet edhe një koncert madhështor.
LEONORA KALIQI
