Raketet ruse vazhdojë të shënjestrojnë objektet arsimore në Ukrainë. Si pasojë e bombardimeve në zonat e banuara në Dnipro të paktën një person u vra dhe tetë të tjerë u plagosën. Autoritetet lokale njoftojnë se ushtria ruse ju vuri flakën tri rajoneve, Nikopol, Synelnyk dhe Kryvoriz duke hedhur mbi 100 predha. Dhjetra të tjerë u plagosën në qytetin e Apostolovo, ku predhat mbërthyen tre shkolla dhe disa ndërtesa banimi në zone. Pavarisht viktimave, rezistenca dhe kurajoja e ushtarve ukrainas është e madhe. Presidenti Volodymir Zelensky është shprehur se Ukraina ka potencialin për t’i shkaktuar humbje të mëdha Rusisë.
“Kemi përcaktuar detyra në disa fusha taktike për të forcuar pozicionet tona. Gjithashtu kemi përpunuar plotësisht çështjen e furnizimit të trupave me armë moderne – intensiteti i sulmit ndaj armikut ende nuk është rritur. Me armatimin modern ne jemi në gjendje t’i shkaktojmë humbje të madhe armikut.”, tha Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Stamboll, marrveshje Ukrain-Rusi për eksportin e drithit
Edhe pse forcat ruse kanë nisur një sulm të ri me artileri në lindje të Ukrainës, Kievi dhe Moska pritet të nënshkruajnë një marrëveshje në Stamboll për të rikthyer eksportet e drithërave ukrainase nga Deti i Zi për lehtësimin e krizës ushqimore globale.
“Është shumë e rëndësishme që të zhbllokohen furnizimet me plehra, ushqime dhe drithëra në tregjet botërore. Është një sasi e vogël e drithit ukrainas, por megjithatë është shumë e rëndësishme që ky drithë të arrijë në tregjet botërore.”, tha Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit.
Bisedimet për zhbllokimin e eksporteve të drithërave janë ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia. Por, Ukraina e përjashton Rusin nga kjo marrëveshje dhe thotë se i gjithë debati do të zhvillohet me Turqinë dhe OKB-së.
“Ukraina nuk nënshkruan asnjë dokument me Rusinë. Ne nënshkruajmë një marrëveshje me Turqinë dhe OKB-në dhe marrim detyrime ndaj tyre. Rusia nënshkruan një marrëveshje pasqyre me Turqinë dhe OKB-në. Asnjë shoqërim transporti me anije ruse në portet tona. Në rast provokimesh, reagim i menjëhershëm ushtarak. Të gjitha inspektimet e anijeve të transportit do të kryhen nga grupe të përbashkëta në rast të një nevoje të tillë.”, tha Mykhaylo Podolyak, zëdhënësi i Kievit.
Pushtimi rus në Ukrainë ka ndërprerë dërgesat e drithërave nga Ukraina, një prej eksportuesve më të mëdha në botë të grurit dhe drithërave të tjera, duke rritur frikën se mund të ketë mungesë të furnizimeve ushqimore globale.
FARIJE DAUTI BAKIU