Botë
Rama: U zbrazën plazhet për shkak të çmimeve
22.07.2022 17:34
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar shqetësimet për mungesë turistësh në plazhet në jug të Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar shqetësimet për mungesë turistësh në plazhet në jug të Shqipërisë duke theksuar se kjo po ndodhë pasi janë vendosur çmime më të larta se Turqia dhe Greqia. Gjatë takimit me kryebashkiakët në Pogradec, Rama ka thënë se qershori ishte tepër pozitiv për sezonin turistik në Shqipëri por me ardhjen e korrikut, janë rritur çmimet.
“Janë dy botë, të parët vazhdojnë rrisin kapacitet, cilësinë e ofertës, rrisin numrin e turistëve. Të dytët ju ka ndodhur një rënie e diellit në kokë e s’kanë marrë në konsideratë faktin se Vlora, Dhërmiu, Drimadha, dhe ndonjë pikë tjetër, pasi Himara është përsëri më mirë, nuk janë ishull i vetmuar në mes të shkretëtirës së Saharasë, por janë pika në zemrën e konkurrencës evropiane që është Mesdheu, Këtu poshtë në Adriatik e Jon, jemi në mes të lubive të kësaj konkurence dhe ndërkohë që Turqia, Greqia në Korrik ofrojnë çmime të arsyeshme në Dhërmi, Vlorë, i çojnë çmimet mbi Turqi e Greqi në korrik e thonë pse s’ka turistë? Si do i kesh, pse? Nëse qershori ishte pozitiv, korriku rriten çmimet e rrinë e ngulin e shkulin çadrat me një grushsht njerëzit atje. Është e kundërta me Durrësin, ku po rritet cilësia e turistit dhe është hapur kanali me vendet nordike, krahas atyre të europës qëndrore.”, ka thënë Rama.
