Botë
Berisha, shpallet “non grata” edhe nga britania
22.07.2022 17:49
Pas SHBA-ve dhe Britania e Madhe e ka shpallur person non grata ish kryemisnitrin e Shqipërisë Sali Berisha....

Pas SHBA-ve dhe Britania e Madhe e ka shpallur person non grata ish kryemisnitrin e Shqipërisë Sali Berisha. Këtë e ka konfirmuar vet Berisha duke bërë të ditur se ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes së tij në Britani me arsyetimin se ka lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri. Këto pretendime janë mohuar nga Berisha.
“Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e Mbreteria e Bashkuar, jam njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në MB me arsyetimin.
1. Se ju keni lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, dhe
2. Për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull përmendet ish këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, të cilin sipas vlerësimit të tyre, unë e kam mbrojtur kur, kundër tij kanë dalë prova inkriminuese.
Në lidhje me biznesmenin Damir Fazlliç. Nuk kam pasur kurrë dijeni, as sot nuk di që ai të ketë qenë ndonjëherë objekt padish për aktivitet kriminal... Damir Fazlliç nuk ka përfituar kurrë, qoftë dhe një qindarkë të vetme nga unë apo qeveria ime. Ai ka vazhduar biznesin dhe investimet gjatë qeverisë Rama, dhe nëse do kish patur pengim të hetimit ndaj tij gjatë qeverisë sime, ka pasur 10 vjet kohë që të hetonte Prokuroria gjatë qeverisë Rama, por asgjë e tillë nuk ka ndodhur.”, u shpreh Berisha, ndërsa theksoi se letra I adresohej atij, dhe jo edhe ndaj familjarëve të tij.
