Rasti me klinikën Zhan Mitrev, ASH: Qeveria nuk po merr asgjë
Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar Qeverinë se nuk kanë ndërmarrë asnjë hap në drejtim të formimit të komisioneve hetuese për rastin e klinikës Zhan Mitrev....

Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar Qeverinë se nuk kanë ndërmarrë asnjë hap në drejtim të formimit të komisioneve hetuese për rastin e klinikës Zhan Mitrev, edhe pse bëhet fjalë për një jetë të humbura, dhe pacientë të cilët, kanë pjesë e studimeve mjekësore, pa dijen e tyre. ASH, poashtu pyet prokurorinë publike se sa duhet të pritet për hapjen e lëndës për këtë skandal, ndërsa ka kërkuar arrestimin e personave të përfshirë me qëllim që të njëjtët të mos arratisën apo ndikojnë ndaj dëshmitarëve.
“Kur të gjithë pritëm që qeveria dhe institucionet përkatëse do të reagojnë furishëm dhe do zbardhin dyshimet e shumë familjarëve se çfar me të vërtetë ka ndodhur në spitalin privat “Zhan Mitrev” në Shkup, ndodhi ajo që e kemi parë dhe dëgjuar nga binomi LSDM-BDI dhe satelitët tyre, heshtje e asnjë reagim partiak dhe formim komisionesh e grupe të punës, që na jep të drejtë të konstatojmë se edhe ky skandal do përjetoj fatin e skandalit të spitalit modular në Tetovë, skandalit të vaksinave, skandalit rreth tragjedive me autobusët në Bullgari dhe Llaskarcë e shumë e shumë të tjera. Më demoralizuese ishin qëndrimet anemike dhe konfuze të ministrit të shëndetësisë në presin e fundit, që habiti dhe tronditi punëtorët shëndetësor, pacientët e mbijetuar dhe familjarët e tyre me tentim për relativizimin e përgjegjësisë të personave të denoncuar. Pyesim prokurorinë publike: sa do presim për procesimin dhe zbardhjen e këtij skandali?”, tha Bekim Tateshi nga ASH.
