VMRO-DPMNE, mos ikni nga referendumi

23.07.2022 13:24

Propozimi i ashtuquajtur francez....

Propozimi i ashtuquajtur francez me të cilin u hap rruga e RMV-së për të filluar bisedimet me BE-në sërish moll sherri për opozitën dhe pushtetin.

VMRO-DPMNE-ja opozitare vazhdon të këmbëngul për referendum lidhur me  Kornizën negociuese me BE-në.

Nëse qeveria mendon se kanë arritur sukses historik, nuk ka arsye për t'u fshehur nga populli. Nuk ka nevojë për ahengje në 15 qytete , mjafton të pranohet mbledhja e nënshkrimeve për referendum, thotë Naum Stoilovski nga VMRO-DPMNE.

“Ekziston një mundësi si të parandalohet tradhtia, ka një mundësi si të pengohet Bullgaria të diktojë tekste shkollore, Bullgaria të organizojë festime të versioneve të veta të biografive për heronjtë maqedonas, Bullgaria ti bullgarizojë monumentet maqedonase dhe mitet për luftën për shtetësi. Ekziston një mundësi për të shmangur poshtërimin e mëtejshëm kombëtar dhe një shtet në një pozicion nënshtrimi. Dhe ky është një referendum!” – u shpreh Naum Stoilovski nga VMRO-DPMNE.

LSDM, Mickoski bën gjithçka për të penguar përparimin

Social demokratët kërkesën për referendum sërish e cilësojnë si metod manipuluese të Mickoskit. Sipas tyre gjithmonë kur shteti shkon në drejtimin e duhur evropian, VMRO-DPMNE bën gjithçka për të penguar përparimin.

“Koalicioni antievropian i VMRO-DPMNE dhe ‘E Majta’ proruse po luajnë me ndjenjat e qytetarëve, duke u servuar atyre gënjeshtra për shitje të identitetit dhe gjuhës. Njoftimet për referendum kundër konkluzioneve të Kuvendit për mbrojtjen e identitetit maqedonas, dhe kundër gjuhës maqedonase në BE, nuk janë gjë tjetër veçse një farsë e thjeshtë e Mickoskit për përdorim të brendshëm, për problemet e tij në VMRO DPMNE”, thuhë në ragimin me shkrim të LSDM-së.

Më tej ata thonë se LSDM nuk do të mbështesë referendum që është kundër mbrojtjes së gjuhës maqedonase, identitetit, historisë dhe veçantisë në negociatat me BE-në. (Sanije Duraku, TVM2)