“Vizzair”, linja të reja edhe për gjashtë qytete evropiane

14.01.2015 17:59

Prej qershorit, kompania ajrore me buxhet të ulët, “Vizzair”, do të vendos linja të reja të drejtpërdrejta nga Shkupi dhe Ohri për disa qytete evropiane...

Nga aeroporti i Shkupit “Aleksandri i Madh” drejtpërdrejtë do të udhëtohet deri në Barcelonë, Oslo, Nuremberg, Hamburg dhe Fridihshafen dy herë në javë, ndërsa nga aeroporti “Shën Apostull Pali” nga Ohri do të ketë fluturim të drejtpërdrejtë nga Bazeli, po ashtu dy herë në javë.

Marrëveshja për përkrahje financiare për vendosjen  e linjave të reja ajrore nga aeroportet në Shkup dhe Ohër për periudhën 2015-2018 u nënshkrua sot në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Biletat për gjashtë destinacionet e reja do të fillojnë të shiten në shkurt.

Krahas gjashtë destinacioneve të paralajmëruara të reja gjatë periudhës së kaluar përmes projektit për ndarjen e përkrahjes financiare të avio-linjave të reja, janë vendosur fluturime të drejtpërdrejta për në Malme, Bazel, Milhausen, Milano, Bergamo, Ajndhoven Dortmund, Memingen, Munih, Stokholm, Geteborg, Londër-Luton, Venecia, Frankfurt, Paris, Bruksel, Këln dhe Romë.